Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me Ligjin për Investimet Strategjike, të cilat sipas saj janë shtyrë për herë të tretë. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se ky ligj nuk ka asnjë rekord pozitiv investimesh të huaja.
Postimi:
Ligji për Investimet strategjike shtyhet për herë të tretë!
Mbrëmë vonë natën në faqen u kuvendit u publikua me një propozim deputeti (sa herë duan të mos ketë proces ia japin deputetëve ti dorëzojnë) shtryja e tretë e Ligjit për Investimet Strategjike. Ligji i perkoheshem qe u bë për nje periudhe tranzitore shtyhet e shkon 10 vjet.
Kur prisnim që të diskutonim për një ligj të plotë investimesh qeveria vazhdon me ligjin më klientelist e antinpronë të 30 viteve të fundit.
Ky ligj nuk ka asnjë rekord poziitiv investimesh të huaja nga 18 vendime të këshillit të investimeve vitin e shkuar veç 2 janë të huaj; nuk ka asnjë punësim shtesë, ka vec zapti ntë probës publike e asaj private. Ky ligj cënon rëndë dhe marrëveshjen e stabilizim asaocimit, konkurencën, garën, tregun e lirë e mundësitë!