Të mërkurën priten ulje të temperaturave, duke i sjellë fundit “pranverës” dhe temperaturave të larta që pushtuan vendin gjatë ditëve të fundit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, duke nisur nga pasditja e sotme do të nisin reshjet e shiut, që do të përfshijnë të gjithë vendin.
Sot pasdite priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare ose intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.