Moti i keq ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa fshatra në Tropojë. Lidhur me këtë mësohet se grupet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e energjisë elektrike në fshatrat Mgull, Vrish, Gdheshtë dhe Pistë.
Po ashtu bëhet me dije se ekipet e OSHEE-së po punojnë për riparimin dhe kthimin e energjisë elektrike dhe në fshatrat e disa njësive administrative të Bashkisë Kukës.