Mbahet sonte në mbrëmje finalja e kompeticionit të madh muzikor evropian Eurovision.
Në garë do të marin pjesë 26-shtete ku përfaqësuesja e Shqipërisë Albina dhe Familja Kelmendi do të konkurojnë të 10-tët në renditje.
Kompeticioni këtë vit po mbahet në Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të luftës që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës.
Festivali do të nis transmetimin në mbrëmje në orën 21:00 dhe plot surpriza ju presin në këtë finale të madhe.
![](https://tiranapress.al/wp-content/uploads/2023/05/346482539_264920502622489_5965187696695324156_n-819x1024.jpg)