a
Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Në mbledhje do të diskutohet në lidhje me gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për përforcimin e mbrojtjes së saj në Shqipëri.
Përveç drejtuesve të institucioneve kryesore në vend, në këtë takim pritet të jetë vetëm një përfaqësues nga opozita, Ferdinand Xhaferraj në cilësinë e Zëvendëskryetari të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.
Presidenti i Republikës, Sh.T. Zoti Bajram Begaj bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me temë:
“Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”.
Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:
1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI
Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ.