Biznesmeni dhe polikani i njohur Tom Doshi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga komisariati i Policisë së Velipojës.
Autoritetet policore raportojnë se Tom Doshi është vënë nën hetim, pasi një konflikti të regjistruar pasditen e djeshme në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë.
Sipas bluve, Doshi është konfliktuar për çështje pronësie me dy vëllezërit Luigj Molla 65 vjeç dhe Prek Molla, 58 vjeç, ku për pasojë, ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta fizike.
Policia raporton se vijon punën për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Tom Doshi akuzohet për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”. Pasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike. Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, njoftoj policia.