fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Rekord aplikimesh për azil në BE e Britaninë e Madhe, ja ku kryesojnë shqiptarët

Tirana Press by Tirana Press
24/03/23 - 10:21
in Aktualitet, Sociale
A A
Rekord aplikimesh për azil në BE e Britaninë e Madhe, ja ku kryesojnë shqiptarët
4
VIEWS

Vitin e kaluar, kërkesat për azil shënuan rritje të ndjeshme duke arritur në nivelin më të lartë të pas pandemisë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë janë në nivele rekord në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave të Eurostat-it e që prej 2020-ës, të dhënat i raporton për 27 vendet e Bashkimit Europian, pa Mbretërinë e Bashkuar, në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Unionit, niveli më i lartë nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Sipas të dhënave të Eurostat, që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian (pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Franca vijon të mbetet më i preferuari për kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, me 51% të totalit në BE-27 në 2022. Gjermania renditet e dyta, me 19% të totalit, e ndjekur nga Italia dhe Greqia me nga rreth 10% secila. Në Belgjikë janë raportuar 4.5% e kërkesave totale për azil dhe në Suedi 1.5%.

Në 2022, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor i azilit në Europë për shtetasit shqiptarë. Vetëm në këtë shtet, sipas të dhënave zyrtare paraprake nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u raportuan rreth 14.2 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, më shumë se në të gjitha shtetet e tjera të Europës së bashku. 9,573 prej tyre kanë ardhur nga njerëz që kanë mbërritur me varka.

Shumica e aplikantëve nga Shqipëria – 83 për qind, ose 11,832 – ishin meshkuj në moshë madhore. Mediat britanike kanë raportuar se kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, kur rreth 800 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2021 dhe 50 një vit më parë.

Shqiptarët ishin kombësia më e madhe, që ka aplikuar për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022.

Të dhënat historike nga Eurostat (deri në 2019-n) dhe Mbretëria e Bashkuar (nga 2020-a) tregojnë se deri në 2021-n ritmet e emigrimit të Mbretërinë e Bashkuar ishin relativisht të ulëta, mes 3-4 mijë personave në vit.

Ndërsa në 2022-n rritja ka qenë e ndjeshme, duke u kthyer në shqetësim për autoritetet britanike dhe duke nxitur mediat britanike të shkruanin artikuj të shumë për arsyet që po nxisin këtë emigraim masiv, duke rrezikuar dhe jetën përmes detit.

Në total, në Bashkimin Europian-27 dhe në Mbretërinë e Bashkuar aplikua për azil në vitin 2022 rreth 27 mijë persona, që është niveli më i lartë nga viti 2016.

Rekordi i aplikimeve vijon të mbetet viti 2015, me rreth 69 mijë shtetas që kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa 2022-i është viti i tretë më i lartë, pas fluksit të lartë të 2015-2016. MONITOR

Tags: BEEmigrim

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Next Post
BE i vendosi kusht, Mercedes do të investojë miliarda dollarë në fabrikat e automjeteve elektrike

BE i vendosi kusht, Mercedes do të investojë miliarda dollarë në fabrikat e automjeteve elektrike

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.