Presidenti i vendit Bajram Begaj dekretoi ditën e djeshme Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ishte kryeministri Edi Rama ai që i propozoi presidentit emrin e Vlora Hysenit, pas dorëheqjes të Helidon Bendos.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook , kryeministri Rama ka njoftuar se sapo ka mbaruar prezantimi në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit i Vlora Hysenit.
Postimi i plotë i Ramës:
“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, ka shkruar Rama.
Vlora Hyseni është ish-zëvendës drejtore e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës, aktualisht këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama. Hyseni më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti zëvendës drejtores në “Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”.







