Janë zbuluar emrat e dy nënkryetarëve nga ana e mazhorancës për dy Komisioneve Hetimore që do të ngrihen pas marrëveshjes mes kreut të Grupit të PS, Bledi Çuçi dhe atij të PD-së, Gazment Bardhi.
Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi do të ketë si nënkryetar deputetin, Plarent Ndreca.
Komisioni Hetimor i Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS do të ketë si nënkryetar deputetin, Toni Gogu.
Ndërkohë më herët, opozita zbardhi emrat e anëtarëve dhe dy kryetarëve.
Për sitemin Tims:
Ervin Saljanji – Kryetar
Ramadan lika
Lefter Geshtenja
Xhelal Mziu
Elda Hoti
Luan Baci
Asllan Dogjani
Komisioni për Shëndetësi:
Albana Vokshi- Kryetare
Zheni Gjergji
Ina zhupa
Edmond Spaho
Sajmir Korreshi
Petrit Vasili