Gazment Bardhi pas seancës së sotme në parlament u shpreh se sot grupi parlamentar vijoi aksionin opozitar. Ai i bën thirrje mazhorancës dhe kryetares së kuvendit të heq dorë nga arroganca.
I pyetur për praninë e Lulzim Bashës dhe depuetëtve të tij në seancë, Bardhi shprehu keqardhje pasi deputetë socialistë kishin direktivë që sot të paraqiteshin në kuvend një orë më herët në ora 9:00 dhe kësaj thirrjeje iu përgjigj dhe Basha me deputetët e tij.
Nga ana tjetër i pyetur për vijimin e aksionit, ai nuk përjashton grevën e urisë dhe ngujimin në parlament.
Gazment Bardhi: Pjesa dërrmuese e opozitës përfaqësues të qytetarëve nuk u lejuan të futen. Një tentativë për të formalizuar përjashtimin de facto të opozitës nga parlamenti. Grupi parlamentar vijoi aksionin për të vërtetuar se nuk është një parlament normal. Dua të apeloj mazhorancën, kryetaren e kuvendit të rishohë pozicionin e saj së pari për sa i përket kërkesave legjitime të opozitës dhe të heq dorë nga arroganca nga masat që kërkojnë të shtypin opozitën në parlament.
Për këtë parlament nuk ka më rregulla të shkruara dhe mjafton vetëm urdhri i Ramës dhe bandës së tij. Besoj që edhe ju e patë, grupi parlamentar i PS kishte shpëndarë një mesazh që deputetët socialistë duhet të paraqiteshin në parlament në orën 9:00. Më vjen keq që depuetë të opozitës i janë përgjigjur këtij urdhri. Protestat do të përshkallëzohen në ngujim dhe grevë urie.