Duke folur për planet e publikuara ditët e fundit në media rreth investimit të Jared Kushner në ishullin e Sazanit, Endrit Shabani, Kryetar i Nisma “Thurje”, theksoi në “Open” se shqetëson përdorimi i pasurive private për pazare private.
“Nuk më intereson fare marrëdhënie e PD me Amerikën. Ndërsa marrëdhënia e Ramës më shqetëson. Kush është favori që mund t’i kërkojë?! Asgjë se përjashton. Unë besoj që Rama drejton një nga qeveritë më të korruptuara.
Besoj që SPAK-u është i pavarur dhe dalngadal e do e rrethojë edhe më tepër Ramën dhe favori që mund të kërkojë është pezullimi i SPAK-ut. Potencialisht ekziston ky risk. Sepse SPAK-u ekziston falë mbështetjes së amerikanëve, anglezëve dhe BE-së.
Një rrezik ekziston dhe besoj ekziston mundësia për një tentativë të tillë. Më shqetëson pasuria kombëtare që përdoret për pazare private dhe e dyta që mund të përdoret për shkëmbim favoresh”, tha ai