Prof. Dr. Tritan Shehu deputet i partisë Demokaratike, ka denoncuar gjendjen alarmante që sipas tij është sot shtrati i lumit Vjosë.
Përmes një postimi të disa fotove në rrjetin e tij social deputeti thekson se krimi dhe korrupsioni, kanë rrethuar Vjosën nga plehrat, ndërkohë që është shpallur park kombëtar.
Ndërkohë, dje vetëm 30 metra larg Vjosës u zbulua një vend depozitim i plehrave.
Ja postimi i plotë i Shehut:
Krim e korrupsion, Vjosa e rrethuar nga plehrat, e mbytur në feçe!
“Parku Kombëtar” ky!!
Me “kërkesë” të kryebashkiakëve Rilindas të Qarkut, firmë të Deputetes-Ministre të Ambientit po ndodh.
Nga Përmeti, Këlcyra në Memaliaj, nga Libohova, Dropulli, Gjrokastara në Tepelenë e njëjta gjëndje.
Dje “ zbulohet” edhe depozitimi i plehrave të Tepelenës, vetëm 30 m larg Vjosës.
Njëlloj si për bashkitë e tjera të atij Qarku, me “kërkesë” e “leje”!
Ujrat e zeza në Vjosë, plehrat e mbeturinat me kërkesë e liçencë“, shoqërojnë shtratin e saj.
Kjo “kërkesë” e bashkive e ky “liçensim” nga Ministria e Ambjenit është krim ambjental, në kundërshtim me ligjin në tërësi, e jo më për një “Park Kombëtar”!
Është dhe një krim ndaj shëndetit për ata banorë.
Një “vrasje” e turizmit nga Deputetja-Ministre edhe e Turizmit, që “liçenson”!
Për më tepër këto depozitime janë në gjendje katastrofale administrimi e mirëmbajtje.
Sepse edhe fondet për këtë “avullojnë”!
Korrupsion ky!
Ndërkaq “Parku Kombëtar” i Vjosës së mrekullueshme mbushet me plehrat e dekompozimet e tyre, me feçet e të gjithë Qarkut.
Dhe të gjitha institucionet e kontrollit në Qark, Prefekturë e të Ministres Deputete bëjnë sikur nuk shohin e as nuhasin!
Ndoshta kanë humbur shqisat nga Covid!
Por mirë këta, nuk i dihet çfarë fije” i lidhin me këtë krim ambjental e shëndetësor..
Por prokuroria e Qarkut, Policia e atyshme ku janë, pse nuk reagojnë?!
Apo edhe ata kanë kaluar “Covid”, nuk shikojnë e ndjejnë asgjë?!
Apo nuk dine ligjet e pergjegjesite e tyre…?!
Apo akoma më keq…?!
Dikush duhet të përgjigjet tashmë!