fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Presidenti i FSHF Duka – Kemi aplikuar, do sjellim Europianin e të rinjve në Shqipëri

Tirana Press by Tirana Press
02/05/23 - 02:30
in Shqipëria
A A
Presidenti i FSHF Duka – Kemi aplikuar, do sjellim Europianin e të rinjve në Shqipëri
3
VIEWS

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Korçë, ku u bë prezantimi publik i propozimeve për rizhvillimin e stadiumit “Skënderbeu” dhe rikonstruksionin e Pallatit të Sportit nga 3 studiot ndërkombëtare.

Duka vlerësoi në fjalën e tij bashkëpunimin me qeverinë për investimet në disa prej stadiumeve në vend. Sipas tij, Shqipëria mund të sigurojë organizimin e finaleve të një Europiani për të rinj pikërisht falë këtyre investimeve.

“Jam shumë i kënaqur të jem mes jush në një ditë vërtetë historike për Korçën, për futbollin dhe tifozët e qytetëruar korçarë. Investimet që kemi bërë kohëte fundit e kanë futur Shqipërinë në hartën e vendeve me infrastrukturë të zhvilluar, çka çoi në besimin që UEFA pati ndaj nesh, duke na besuar organizimin e disa turenve ndërkombëtarë, vetëm për vitin 2023 plot 10 të tilla.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Gjithashtu nisur nga investimet, projektet e reja dhe eksperienca e fituar në organizimin e eventeve të rëndësishme ndërkombëtare, FSHF do jetë pjesë e garës për të organizuar në vendin tonë finalet e Europianit për të rinj në vitin 2025. Jam i bindur që në bashkëpunim me qeverinë dhe me të gjitha faktorët e tjerë, do t’ia dalim ta fitojmë këtë garë dhe të kemi këtë event të rëndësishëm në Shqipëri.

Me përfundimin e këtyre tre stadiumeve të reja, ndoshta dhe një të katërti në Tiranë, “Selman Stërmasit”, marrim vendin e parë në rajon sa i përket infrastrukturës futbollistike. Mbetet sfidë për të ardhmen ndërtimi i fushave të stërvitjeve në çdo qytet e fshat të Shqipërisë.

Si FSHF, kemi lançuar projektin e “100 fushave” dhe gjej rastin t’u bëj thirrje të gjitha njësive vendore që të vënë në dispozicion të këtyre projekteve sipërfaqet e pronave dhe të investojmë së bashku. Meqë jemi në Korçë, në bashkëpunim me bashkinë, nëse ndërtojmë 3 apo 4 fusha të reja, ato do t’i shërbenin më së miri zhvillimit të futbollit në këtë qytet”, – tha mes të tjerash Duka.

Tags: Armand DukaFSHF

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
Elon Musk paraqet risinë më të fundit të platformës Twitter

Elon Musk paraqet risinë më të fundit të platformës Twitter

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.