Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e deputetëve në kryesinë e Kuvendit. Është një mbledhje ku është diskutuar në lidhje me procesin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Sipas informacioneve është marrë vendimi që të premten, do të bllokohet sërish nga deputetë e opozitës të cilët vazhdojnë kërkesat e tyre. Opozita kërkon që bashkëkryetari të jetë Oerd Bylykbashi, kërkesë kjo e shprehur më herët, por e refuzuar nga PS. Jemi në pritje të një deklarate të Flamur Nokës.