Pas dorëheqjes së deputetit Benet Beci për shkak se do të garojë për Bashkinë e Shkodrës, Frrok Gjini është zyrtarisht deputeti më i ri i Kuvendit.
KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit të PS Shkodër.
Beci dorëzoi mandatin e tij pasi do të garojë për socialistët për Bashkinë e Shkodrës.
Sipas listës, mandati i kalonte Ilir Beqajt, por ky i fundit e refuzoi.