Kuvendi do të mbajë sot një seancë parlamentare të posatçme në nderim të vktimave të Holokaustit që humbën jetën në kampin famëkeq.
Njoftohet thuhet se bëhet në mbështetje të urdhrit të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Koha në dispozicion sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve është 1 orë.
Në fjalimet përshëndetëse nisim me Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministri, Edi Rama, dhe fjala e Kryetarëve të grupeve Parlamentare.
Në 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.
Kujtojmë se 6 milion viktima humbën jetën në këtë kamp.