Një orë pasi njoftoi dorëheqjen nga posti, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka shfaqur probleme shëndetësore.
Burime për mediat bëjnë me dije se Goro është shtruar në spitalin e burgut.
Goro është arrestuar për tjetërsim pronash në Himarë. Sakaq në letrën e dorëheqjes drejtuar Këshillit Bashkiak Himarë, thotë se akuzohet për diçka që nuk e ka bërë dhe se pas 12 vitesh largohet me kokën lart.