fbpx
E diel, 8 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Olsi Rama paraqitet në SPAK: Nuk kam lidhje me trafikantët e “Xibrakës”, por makinën ua mora…

Tirana Press by Tirana Press
28/06/24 - 01:25
in Politikë
A A
Olsi Rama paraqitet në SPAK: Nuk kam lidhje me trafikantët e “Xibrakës”, por makinën ua mora…
3
VIEWS

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ishte këtë të premte në SPAK. Ai tha para mediave se në prokurorinë e posaçme ai ka shkuar për të marrë një përgjigje se ç’po ndodh me kallëzimin e tij kundër Gazment Bardhit.

“Erdha për të marrë një përgjigje për atë kallëzimin për zotin Bardhi, asgjë tjetër”, -tha ai.

Kujtojmë se Gazment Bardhi ka deklaruar dhe ka kërkuar hetim nga SPASK, lidhur me një përfshirje të mundshëm të vëllait të kryeministrit në udhëtimin që disa persona të akuzuar për çështjen “Xibraka”. Pas kallëzimit, të tij, ka qenë Olsi Rama i cili ka bërë një kallëzim kundër Gazment Bardhit.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Sipas asaj që vetë Olsi Rama tha, ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të marrë informacione se çfarë është bërë me kallëzimin e tij.

‘Nuk e di se çfarë ka vendosur, SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Për të dalë e vërteta.

Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin dikujt për të shkuar dhe për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik, nuk kam lidhje me asnjë nga personat. Vetëm njëri njoh… do të vijë në SPAK kurdo që të jetë nevoja.’- tha Olsi Rama.

Disa javë më parë, Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Tags: Olsi Rama ishte këtë të premte në SPAK. Ai tha para mediave se në prokurorinë e posaçme ai ka shkuar për të marrë një përgjigje se ç’po ndodh me kallëzimin e tij kundër Gazment Bardhit.Vëllai i kryeministrit Edi Rama

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Video: Krijohet fytyra e parë robotike në botë e bërë nga qelizat e gjalla të lëkurës

Video: Krijohet fytyra e parë robotike në botë e bërë nga qelizat e gjalla të lëkurës

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.