fbpx
E shtunë, 21 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Ngjarja në Shkodër/ Nxirret nga lumi edhe trupi i Alma Arrazit

Tirana Press by Tirana Press
07/05/24 - 01:34
in Kronikë
A A
Ngjarja në Shkodër/ Nxirret nga lumi edhe trupi i Alma Arrazit
3
VIEWS

Pas trupave të pajetë të tre fëmijëve, pas mesditës së kësaj të marte është nxjerrë nga lumi Buna edhe trupi i Alma Arrazit. 39-vjeçarja dyshohet se u vetëmbytë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna, në Shkodër.

Më herët gjatë ditës, Policia e Shkodrës konfirmoi gjetjen e trupit e trupit të pajetë të fëmijës 3 vjeç. Të hënën pasdite u gjet trupi i vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u gjet trupi i motrës së saj 9-vjeçare.

Lihet në qeli kryefamiljari

Sipas hetimeve paraprake, Alma u largua nga banesa në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre pas kallëzimit të bërë një ditë më pas nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, 31-vjeçari Erdgys Arrazi.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Prokuroria e Shkodrës njoftoi se ka nisur tashmë procedim penal për Arrazin, për kryerjen e veprës penale “shkaktim i vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”.

“Deri në këtë fazë të hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se shtetasi E.A. (Erdgys Arrazi), si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij – shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj – ka shkaktuar vetëvrasjen e 39-vjeçares, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shkodrës.

Ndryshe nga policia, e cila në njoftimin e parë për mediat pas ngjarjes së rëndë foli për dhunë fizike të ushtruar ndaj gruas dhe fëmijëve, Prokuroria tha se i dyshuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike.

Në seancës e sotme për masën e sigurisë, akuza kërkoi masën e arrestit në burg për të akuzuarin. Masë që u konfirmua nga Gjykata e Shkodrës.

E motra: Çifti kishte probleme ekonomike

E motra e viktimës tha në një intervistë për mediat se çifti kishte probleme ekonomike dhe për këtë fajësoi kunatin. Atë e bëri përgjegjës edhe për vdekjen e së motrës.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës së motrës time”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo mohoi që e motra të ketë pasur probleme mendore.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë”.

Familjarët e Erdgys Arrazit, ndërkohë, shprehen se Alma mjekohej për probleme psikologjike. I vëllai i Erdgysit tha për mediat se ai nuk ka ushtruar ndonjëherë dhunë ndaj bashkëshortes apo fëmijëve.

Momentet e fundit

Në një njoftim për mediat, prokuroria bëri dhe një kronologji të momenteve që dyshohet se u pasuan nga mbytja në lumë.

“Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër shtetasi Erdgys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. 

Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas shtetasja Alma Arrazi i ka thënë kunatës se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej. Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, shtetasja Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Pas këtyre momenteve, dyshohet se nëna bashkë me tre fëmijët janë hedhur në lumë.

Tags: 3 femijetalma arrzingjarje shkodernxirret trupi

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Lista/ Ja cilët janë telefonat më të shitur në botë

Lista/ Ja cilët janë telefonat më të shitur në botë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.