Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, fill pas mbledhjes së këshillit të ministrave tha se nga data 1 prill do të rritet paga minimale, duke shkuar nga 340 mijë lekë të vjetra, në 400 mijë lekë të vjetra.
“Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje.
Ne kemi ndërhyrë dy herë në pagën minimale, me qëllim që të mitigojmë krizën. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish me pagë minimale. Në tre vitet e ardhshme synojmë që paga minimale të mos jetë më më e ulta në rajon.
Arsyeja tjetër është se ne nuk duam t’iu shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo nuk është një politikë që bëhet për zgjedhjet”, deklaroi ajo.