Në kuadër të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për sigurinë gjatë ditës së nesërme. Rreth 1 mijë e 500 efektivë do të angazhohen në total për mbarëvajtjen e masave të sigurisë gjatë vizitës sekretarit amerikan Blinken. Nga ku rreth 400 efektivë do të jenë të Gardës dhe pjesa tjetër nga policia e shtetit, rendi, një grup i Shqiponjave, një i FNSH (400) e një i RENEA (100) do të angazhohen për të gjitha aktivitetet, që nga mbërritja në Rinas deri te shoqërimi në ambientet e kryeministrisë. Edhe Antiterrori do të jetë i angazhuar.
Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative.
Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:
Ndalim parkimi️:
Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.
Ndalim qarkullimi:
Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:
Blinken pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00 dhe pritet të qëndrojë deri në 20:00.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të kalojë Blinken, janë vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë.
Ndërkohë, në fasadën e Fakultetit Politeknik, është vendosur një poster gjigant i zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti Blinken”.
Fokusi i kësaj vizite pritet të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.
Sekretari Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begajsi edhe me kryeministrin Edi Rama.
Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim me të rinjtë tek Piramida.