Ndonëse na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet e 14-majit, kandidatja për bashkinë Durrës njëkohësisht dhe kryetarja aktuale e saj Emiriana Sako ka bërë një dhuratë të vogël për qytetarët durrsakë.
Një instalacion në formën e Sirenës së detit është vendosur në shëtitoren Taulantia në Vollga.
Kjo “dhuratë përpara zgjedhjeve ka habitur qytetarët të cilët janë afruar duke e parë plot kureshtje.
Nuk dihet ende nëse kjo Sirenë është dhuratë për “rizgjedhjen e Sakos në krye të bashkisë Durrës”, apo një atraksion i ri turistik duke qënë se jemi në pragun e çeljes së sezonit veror turistik 2023.