Stela Gugallja, në kërkim për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit, është identifikuar në Austri. SPAK njofton se ka dërguar kërkesën në Austri dhe do vijojë procesi ekstradimit. Burime zyrtare deklarojnë se janë dërguar materialet dhe pritet vedimi gjykatës austriake.
‘Jemi në proces për të ekstraduar Stela Gugalljan, kemi dërguar kërkesën në Austri!’– njofton SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka thënë se në Gjykatën e Vjenës ka nisur përpilimi dhe procedurat e ekstradimit.
Ndërkohë që avokati i znj. Gugallja, Klodjan Skënderi, bën me dije se klientja e tij është njoftuar nga Gjykata por nuk është ndaluar apo të ketë ndonjë masë sigurie për të. Sipas tij procedura e ekstradimit vijon shqyrtimin në gjykatë’
“Ne kemi kundërshtuar ekstradimin”, tha ai.