fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Ndotja e hidrokarbureve në Zharrëz Fier

Tirana Press by Tirana Press
24/02/23 - 12:59
in Mjedisi, Shqipëria
A A
Ndotja e hidrokarbureve në Zharrëz Fier

Pamje nga gropat e zeza ne Zharrez - Foto nga Citizens-Channel.com

5
VIEWS

Në fshatin Zharrëz, 12 kilometra nga qarku Fierit gjenden shtatë “gropa të zeza”, ku lundrojnë mbetjet hidrokarbure që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e banorëve. Në gusht të vitit 2019 një 68 – vjeçare humbi jetën duke rënë aksidentalisht në një nga këto gropa.

Qani Rredhi nga Shoqata Mjedisore Zharrëza ka analizuar rastet e vdekjeve për shkak ndotjes dhe sëmundjeve profesionale. Sipas Redhit 13 persona kanë humbur jetën për këto shkaqe vetëm gjatë vitit 2022.

“I jemi drejtuar kompanisë Albpetrol disa herë, minimum që mund të bëjnë të paktën për ti rrethuar këto gropa. Kemi kërkuar dhe rehabilitimin e zonës, se i kanë mundësitë, por nuk shikojmë asnjë lloj reagimi“, pohon ai për Citizens Channel.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Një raport i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) ka analizuar rolin e institucioneve në ndotjen hidrokarbure në Zharrës.

KShH thekson se Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM) dhe Bashkia Patosit kanë kryer një sërë inspektimesh në zonë në dy vitet e fundit. Kompanitë Albpetrol Sha.  dhe Bankers janë dënuar me gjoba deri në 15 milionë lekë të vjetra në këtë periudhë.

Në vitin 2021, ARM i ka dhënë edhe një dënim plotësues kompanisë AlbPetrol ku kërkohet “Rrethimi i secilit prej shesheve të puseve ku ushtrohet aktiviteti i nxjerrjes së naftës” dhe ai i “Marrjes së masave për mbrojtjen e tokës nga ndotja dhe erozioni”.

Pavarësisht gjobitjes, ende pas dy viteve situata në terren nuk ka ndryshim dhe gropat nuk janë rrethuar.

“Institucionet vijnë, ARM -ja na është gjendur c ‘është e vërteta por mua nuk më duhen gjobat që vë ARM – ja Albpetrolit dhe produkti hiç“, vijon Rredhi.

Banorët e zonës tregojnë se përfaqësues të AlbPetrol mbulojnë me zhavorr derdhje në sipërfaqe të naftës, duke u munduar ta bëjnë më pak të dukshme, por vetëm sa e fsheh problemin.

“E mbushën atë gropën atje për mos tu dukur shumë, mos tu dukur, gjë e zezë, ose erdhën se afrohen edhe votimet tani dhe bëhet kjo punë“, tregon për Citizens Channel Edmond Beluli.

Një problematikë tjetër e tyre, përveç shëndetit është edhe dëmi financiar, pasi produktet e tyre në treg nuk shiten dhe paragjykohen se mund të jenë të dëmshme për shkak se toka është e tej mbushur me kimikate.

“Thonë prodhimet e Zharrës nuk bëjnë nga ndotja e ambientit, ky është problem“, thotë një prej banorëve.

Citizens Channel kontaktoi përfaqësues të kompanisë Albpetrol për të kërkuar reagim, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

 Autoritetet shfaqin reagim të dobët dhe nuk bashkëpunojnë efektivisht

Pamje nga ndotja mjedisore ne zone – Foto nga Citizens-Channel.com

Për katër muaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka monitoruar ndotjen e mjedisit nga mbetjet hidrokarbure në Zharrëz dhe në vlerësimin tërësor konstaton se institucionet përgjegjëse shmangin një pjesë të përgjegjësive, duke treguar pjesërisht neglizhencë dhe njohje jo të mirë të kompetencave të tyre, por njëkohësisht mungesë të mjeteve logjistike për matjen e ndotjes.

Gjithashtu, KShH vëren se Instituti i Shëndetit Publik nuk ka realizuar  asnjë vlerësim të ndikimit në shëndetin e banorëve, të veprimtarisë së Albpetrol dhe Bankers Petroleum, në zbatim të nenit 43 të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 “Për Shëndetin Publik” si dhe nuk ka bashkëpunuar me autoritetet e pushtetit vendor.

Avokati i KShH Erdion Maçolli konfirmon për Citizens Channel se praktikat dhe dokumentacionet e kërkuara nga KShH janë marrë vetëm pasi ankimeve pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

“Edhe pas kërkesave zyrtare për informacion, një pjesë e institucioneve nuk janë përgjigjur në mënyrë të plotë dhe ne kemi përdorur mekanizmin e ankimimit administrativ pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit“, përfundon ai.

Artikulli është marrë plotësisht nga Citizens Channel dhe përbën pronësi Intelektuale të tyre. Qëllimi i Tirana Press me këtë riprodhim syson të ngrej zërin dhe të sensibilizoj dhe jo të përfitoj nga ky material as ta pretendoj si të vetin.

Source: Citizens-Channel
Tags: HidrokarburetMjedisiNdotjaZharrëz

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
U sakrifikua për Kiarën? Bledi Mane zbulon arsyen madhore për largimin nga “Big Brother VIP”

U sakrifikua për Kiarën? Bledi Mane zbulon arsyen madhore për largimin nga "Big Brother VIP"

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.