Ka përfunduar numërimi i 247 kutive të votimit në qytetin e Shkodrës ku për herë të parë në histori është shpallur fitues kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci me 59.93% 15636 vota.
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Bardh Spahija ka marë vetëm 40.07% 10455 vota.
Kujtojmë që Shkodra në çdo proces zgjedhor është mbajtur si bastion blu, por kësaj here Benet Beci do të drejtojë Bashkinë e këtij qyteti.
Beci është pritur me brohorima nga qytetarët.







