Moti i keq që në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar probleme. Mjegulla ka pushtuar Qafën e Llogarasë.
Shikueshmëria për drejtuesit e automjeteve është shumë e kufizuar. Ndaj edhe apelohet për kujdes nga drejtuesit e mjeteve gjatë udhëtimit.
Edhe pse pranvere, moti me shi dhe erë ka përfshirë sot qytetin e Vlorës, ndërsa është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Gjithashtu nga përkeqësimi i motit, është pezulluar dhe lundrimi në Durrës.