fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Mish – mash në kryesinë e PD”, deputetët largohen ndërsa Tabaku dorëhiqet si nënkryetare

Tirana Press by Tirana Press
07/06/23 - 10:48
in Politikë
A A
“Mish – mash në kryesinë e PD”, deputetët largohen ndërsa Tabaku dorëhiqet si nënkryetare
9
VIEWS

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike.

Mbledhja është zhvilluar mes tensionesh e debatesh të ashpra e tepër ofensive dhe ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Por ky vendim solli menjëherë tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani afër.

Disa nga deputetët kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri.

Deputetët si Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.

Gjatë largimit, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahej mbledhja. Mbështetësit e Bashës i kanë prerë rrugën Bardhit, Korreshit dhe Sulës duke i sharë dhe ofenduar.

Madje në momentet kur deputetët po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi në dhunë fizike ndaj deputetëve.

Pasi refuzoi të merrte drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dhënë dorëheqjen edhe si nënkryetare e partisë. Ky vendim i saj erdhi pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, e cila u zhvillua mes debateve të ashpra dhe tensioneve, ku një pjesë e deputetëve përfshirë Gazment Bardhin u larguan nga mbledhja.

Tags: Gazment BardhiJorida TabakuPartia Demokratike

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Sheikët nuk ndalen, kërkojnë të peshkojnë dhe Lewandowskin

Sheikët nuk ndalen, kërkojnë të peshkojnë dhe Lewandowskin

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.