Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se një nga problemet më të mëdha të vendit sot është shpopullimi, të cilën e quajti një nga plagët më të mëdha të shkaktuara nga Rilindja.
Ai foli edhe mbi pastrimin e parave të pista, ku tha se dektori i preferuar për një proces të tillë është ai i ndërtimeve. Meta shtoi se vetëm në kryeqytet janë 51 mijë banesa të pabanuara ndërkohë që ende jepen leje për ndërtimin e kullave shumëkatëshe.
“Nxitja dhe përfshirja e qeverisë në pastrimin e parave të pista, vërtetohet në Tiranë me lejet për kulla shumëkatëshe që nuk banohen nga askush. Sektori i ndërtimit, sektori i preferuar i pastrimit të parave dhe kjo vërtetohet nga 51 mijë apartamente në Tiranë të pabanuara’, theksoi ai.