“Gatimi është njësoj si zbulimi i shijeve të reja, përmirësimi dhe përvetësimi i teknikave është si një kërkues thesaresh”
Të ruash traditën e vjetër familjare, në kohën që jetojmë është e vështirë, e aq më tepër të ndjekësh gjurmët e gjyshit.
Si një familje e vjetër Tironase ai ka arritur të ruaj ekuilibrin mes pasionit për kuzhinën moderne europiane, dhe asaj tradicionale autentike të Shqipërisë së Mesme.
Quhet Sigi Hysa, një djalë ëndërrimtar e plot pasion i cili është nipi i ‘Metit të Pazarit të Ri’ (Met Kodra) ; për të gjithë ata që e kanë njohur e dinë mirë për kë po flas. Nuk besoj se mund të ketë qytetar autoktonas të Tironës së kahershme që nuk e ka vizituar njëherë në jetën e tij dyqanin e qofteve të Metit në Pazarin e Ri, apo të mos ketë provuar njëher të vetme qoftet e Met Kodrës. Që në fëmijëri i është përkushtuar gatimit, ku në oqeanin plot sfida e gracka të jetës, ja ka dalë të realizojë një nga ëndrrat e tij më të mëdha.
Në një intervistë ekskluzive për Tirana Press, Sigi rrëfen më shumë për artin e gatimit, dhe ndjekjen e gjurmëve të atij burri shtatshkurtër me zemër bujare që priste e respektonte çdo individ pa dallim rrace, krahine apo feje, qoftet e të cilit çdo nostalgjik i kujton me fanatizëm shijen e tyre.
Kur e ke zbuluar pasionin për gatimin?
Sigi – Që kur isha i vogël dhe mblidheshim te gjyshi e adhuroja atmosferën që krijonte proçesi i gatimit duke parë e ndjerë aromat e mira dhe duke pritur me padurim shijimin e tyre. Një tjetër detaj në memorjen time jan kekët që tentoja të bëja kur më linte mami dhe akulloret që gëzohesha kur i afrohesha si shije se thoja do ha shumë e sdo ia jap atij xhaxhit 20 lekshin.
Çfarë është gatimi për ty?
Gatimi për mua më lejo ta krahasoj me diçka; zbulimi i shijeve të reja përmirësimi dhe përvetësimi i teknikave, është si një kërkues thesaresh i cili ësht rraskapitur duke gërrmuar po kur sytë i shikojn shëndritjen e floririt shpirti i tij rilind nga emocjoni i gëzimit.
Cilat janë qëllimet e tua për të ardhmen?
Qëllimet dhe ëndrrat që kam për të ardhmen, janë shumë, por kryesorja është krijimi i një ‘‘Linje ndryshe’’, si gjurma që la gjyshi im në zemrat e njerëzve, por jam shpejt akoma kam ende punë përpara për të strukturar profilin tim.
Çfarë ndjesie është të identifikohesh si ‘nipi i Metit’?
Normalisht privilegj dhe krenari e madhe. Unë jam me fat që kam pasur një gjysh si ai, ka qënë një njeri i rrallë dhe më mungon shumë.
Çfarë keni të përbashkët ti dhe gjyshi?
Këtë sdi ta them …mendoj se karakteri dhe natyra e gjyshit tim kanë qënë unike dhe të pakrahasueshme.
Nëse gjyshi do të ishte në jetë cila mendon se do të ishte këshllia që do të të jepte?
Ky është pengu më i madh që kam. Do të doja që ai të ishte gjallë dhe ta shikonte që unë zgjodha të ndjek hapat e tij.
“Këshillë mendoj mos u dorzo është rrugëtim i lodhshëm por do të vijë dita që zemra jote do të mbushet plot nga kënaqsia që me duart e tua do i dhurosh njerëzve siç lashë dhe unë gjurmë në zemrat e tyre!!
“Intervistoi për Tirana Press “
Sara Fuga