Tashmë sheshet dhe segmentet rrugore në Tiranë janë mbushur me qytetar të cilët kanë ardhur prej rretheve për të protestuar ditën e sotme.
Me moton “ Shqipërisë i dalim për zot”, para mediave qytetarët e vendit shprehin pakënaqësinë ekonomike, largimi i të rinjve, pamundësia ekonomike për të arsimuar fëmijët, krimi, korrupsioni, këto element janë konsideruar dhe arsyeja kryesore që i ka bërë të dalin në shesh dhe të protestojnë.
Nga ana tjetër, Kryeministra ka blinduar hyrjen e institucionit të Kryeministrisë për çdo incident që mund të ndodh, si dhe kordoni i policisë është vënë para institucionit për të mos ndërhyrë protestuesit.
Nga momenti në moment, pasi nuk ka një orar fiks, pritet të dalë dhe zoti Berisha dhe opozitarë të tjerë, nga selia e PD për nisjen e protestës dhe marshimit drejt Kryeministrisë.