Ka nisur pak minuta më parë seanca plenare e Parlamentit për mocion debati me kryeministrin Rama për çështjen McGonigal.
Hapja e seancës mbajtur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila ka kërkuar të mbahet një minutë heshjte në nderim të viktimave nga vrasja makabre e ndodhur dje në Tiranë.
“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agresori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit. për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, u shpreh Nikolla.