Atletja Luiza Gega ka reaguar me një postim në Instastory ku ka disa kritika për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, pasi nuk i kanë dhënë shpërblimet e merituara.
Gega ka zhvilluar një aktivitet për të cilën nuk është paguar nga ministria. Ajo shton se gjithë jetën ka punuar me forcën e saj pa marrë asgjë nga askush, përveç dy viteve të fundit ku përmes një VKM merr diçka që në fakt i takon.
Ky vit është shumë i rëndësishëm për të, ndoshta më i rëndësishmi në karrierën e saj, pasi janë Lojërat Olimpike në Parisë. E për këtë duhet edhe një mbështetje e madhe nga institucionet.
Kjo mesa duket ka munguar, aq më tepër kur e nis vitin me një lajm të tillë. Megjithatë Gega përfundon se nuk do ta lë me kaq, pasi do t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund, për të marrë atë që i takon.