fbpx
E martë, 3 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Kush janë kandidatët që uruan kundërshtarin për fitoren

Tirana Press by Tirana Press
16/05/23 - 11:20
in Shqipëria
A A
Kush janë kandidatët që uruan kundërshtarin për fitoren
8
VIEWS

Zgjedhjet në Shqipëri për Kryetarë Bashkie dhe Këshillat Bashkiakë nuk kaluan pa tensione.

Shpesh herë u raportua për dhunë ndaj kandidatëve, tensione mes anëtarëve të komisioneve dhe qytetarëve etj.

Por si rrallë herë në këto zgjedhje ka patur një frymë positive mes rivalëve.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës Redjan Krali e ka pranuar humbjen duke i shtrënguar dorën kundërshtarit të tij Ervin Salianji.

Po ashtu dhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’’, Zef Hila në Vaun e Dejës uroi personalisht kundërshtarin e tij socialist që mori drejtimin e bashkisë. Ai i dha dorën Kristjan Shkrelit dhe i uroi që t’i shkojë mbarë në detyrën si kryebashkiak.

“Këtu është një garë e normalisht që dikush do të fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt. Fushata e numërimit shkoi shumë normal dhe normal që njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë!”, i tha Zef Hila, Shkrelit.

Gjithashtu ky pozitivitet ka ndodhur dhe me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Gjirokastër, Dorjan Lani e ka pranuar rezultatin e 14 Majit. Lani i ka uruar suksese Flamur Golemit të PS-së.

“Në mesazhin tim, i kam uruar të gjitha të mirat dhe suksese në udhëheqjen e qytetit tonë të bukur, rivalit tim. Ne jemi një parti demokratike dhe vlerat tona janë të ndërtuara në bazë të respektimit të vullnetit të sovranit. Në fund të fundit, ndryshe nga garat sportive, në garën politike ka vetëm një fitues. Megjithatë, unë nuk do të ndaloj përpjekjet e mia për të ndihmuar Gjirokastrën dhe qytetarët e saj nëpërmjet punës time dhe angazhimit në shoqërinë civile”, tha Lani.

Edhe në Mirditë kandidati i Partisë Socialiste, Ndrec Dedaj, kandidonte për një tjetër mandat në krye të bashkisë por më 14 Maj, qytetarët zgjodhën Albert Mëlyshin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në përfundim të procesit të numërimit, Dedaj i uroi suksese kundërshtarit, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Garova dhe për një rrugëtim tjetër 4 vjeçar pasi kisha projekte e punë të tjera për të kryer, por ju e besuat votën tuaj për kundërshtarin tim në këto zgjedhje Albert Mëlyshin.

I uroj Albertit suksese në detyrën e lartë të Kryetarit Bashkisë dhe bëftë më të mirën për Mirditën dhe ju të dashur qytetarët e mijë. Sovrani nuk gjykohet. Mirdita mbi të gjitha”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Tags: Albert MëlyshiDorjan LaniErvin SalianjiFlamur GolemiNdrec DedajRedjan KraliZef HilaZgjedhje

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
Për darkë me dashurinë, Luizi kalon momente romantike me Kiarën (Foto)

Për darkë me dashurinë, Luizi kalon momente romantike me Kiarën (Foto)

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.