fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Kryeministri Rama – Kadastra, portreti i turpit tonë, brenda qershorit shërbimet do të jenë vetëm online

Tirana Press by Tirana Press
06/06/23 - 12:16
in Politikë
A A
Kryeministri Rama – Kadastra, portreti i turpit tonë, brenda qershorit shërbimet do të jenë vetëm online
4
VIEWS

Në turin falenderues në Fier,kryeministri i vendit Edi Rama ka ngritur si shqetësim problemet që po hasin qytetarët me Kadastrën, duke i cilësuar gjithashtu si portreti i turpit të qeverisë.

“Unë mendoj se ata që na kanë votuar, nuk mund të presin edhe 10 vite të tjera për të mos pasur më andralla me Kadastrën, në marrjen e titullit të pronësisë, apo pamundësi në regjistrimin e tokës së tyre. Edhe pse në një pjesë të madhe të shërbimeve kemi bërë një revolucion duke i hequr rradhët dhe zyrat  Kadastra është portreti i turpit tonë. Kjo është e vërteta dhe nëse nuk ia themi të tjerëve duket sikur jemi pajtuar me këtë të vërtetë. Por nuk mund të pajtohemi kurrë”, tha Rama.

Brenda qershorit, kryeministri ka premtuar që shërbimet e kadastrës do të jepen vetëm online.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

“Duhet të përmbysim dhe jemi afër, të përmbysim rendin që mbizotëron në Kadastër. Njësoj siç kemi vepruar me shumë shërbime të tjera, po ashtu duhet të veprojmë. Duhet ti mbyllim dyert e kadastrave dhe shume shpejt do ta bëjmë këtë gjë. Nuk duhet të ketë nevojë që qytetarët të shkojnë në dyert e Kadastrave. Duhet të mjaftojë aplikimi online dhe ta marrin po online shërbimin që duan. Besoj se brenda muajit ku jemi do të bëjmë prezantimin e këtij transformimi për t’ua hequr njerëzve përfundimisht këtë barrë të tmerrshme”-tha Rama.

Ndërsa besimin e dhënë për PS-në për votën e 14 majit, Rama e cilëson jo si ishte si rezultat i punës së mirë të kryer nga qeveria, por si besim se shumë gjëra që duhen ndryshuar mund të bëhen mirë nga kjo mazhorancë.

“Ka një faktor në zgjedhjet e 14 majit, që është mos ardhja në votim e demokratëve dhe ato që janë të pozicionuar ndryshe nga ne edhe e kanë të pamundur të kapërcejnë ylberin, por nuk dolën në zgjedhje se nuk deshën të ndyjnë dorën duke vendosur kryqin e votës aty ku nuk kishte asnjë të ardhme e ku hijet e së shkuarës paraqiteshin si koalicion që nuk i ofron asgjë vendit e qytetarëve. Kush mendon se është kredi me interesa të ulëta bën shumë gabim, është kredi me interesa të larta”, tha Rama.

Tags: Edi RamaKadastra

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Krimi në familje – Plagosi bashkëshorten, arratiset Aleko Myrtollari

Krimi në familje – Plagosi bashkëshorten, arratiset Aleko Myrtollari

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.