fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Krijohet komisioni pranë Kadastrës, për ndërtesat e konfiskuara nga qeveria do të nxirren në ankand

Tirana Press by Tirana Press
20/03/23 - 01:20
in Aktualitet, Sociale
A A
Krijohet komisioni pranë Kadastrës, për ndërtesat e konfiskuara nga qeveria do të nxirren në ankand
15
VIEWS

Për shkak të mungesës së lejes për ndërtim, do të nxirren në ankand Objektet e konfiskuara nga shteti dhe do të shiten me vlerën reale të tregut, në kohën që janë konfiskuar.

Kështu shkruhet në një draft që ka publikuar për konsultim publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për administrimin e objekteve të konfiskuara dhe rishitjen e tyre.

Shteti e kalon pronën tek blerësi vetëm pasi është konfirmuar pagesa për 30 ditë.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Në projektligj përmendet dhe themelimi i një njësie që do të quhet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara, pranë Agjencisë së Kadastrës, i cili jep vendimet për konfiskim të objektit dhe cakton detyrat për çdo autoritet tjetër në proceset pasuese.

Fondet e përfituara nga programi i shitjes së objekteve të konfiskuara kalojnë në fondin e veçantë të objekteve të konfiskuara dhe përdoren me vendim të Komisionit i cili i kalon më pas në një llogari në Bankën qendrore.

Me kërkesën e njësisë së zbatimit, që mund të jetë çdo autoritet që Komisioni apo Këshilli i Ministrave udhëzon apo me kërkesë të autoriteteve publike, entit të banesave, njësive vendore, Komisioni mund të miratojë administrimin /përdorimin/shfrytëzimin e objekteve të konfiskuara apo pjese të tyre, për qëllime të nevojës së strehimit social apo për interes publik.

Asnjë nga autoritetet që do të ekzekutojë proceset e parashikuara në ligj, nuk merr përsipër  detyrimet e tjera që lindin nga kontrata e sipërmarrjes, apo çdo aktmarrëveshje e lidhur midis pronarëve të truallit dhe zhvilluesit/ndërtuesit përpara kohës së konstatimit të paligjshmërisë në zhvillim/ndërtim.

Autoriteti përfitues i konfiskimit i autorizuar nga Ministria, FSHZH apo njësia zbatuese, përjashtohen nga të gjitha tarifat e aplikimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi, nga polica e sigurimit, pagesat për shërbimet kadastrale si dhe nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për marrjen e lejeve të ndërtimit sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Por Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në rast miratimi janë Këshilli i Ministrave; Komisioni i Objekteve të Konfiskuara, Ministria përgjegjëse për pronën shtetërore(Financa), Agjencia e Zhvillimit të Territorit; Agjencia Shtetërore e Kadastrës;Autoriteti /enti publik në cilësinë e Njësisë së Zbatimit.

Deri në fund të vitit 2022 dhjetra prona janë konfiskuar si shtesa apo subjekte të tëra pa leje, bazuar në vendimin e qeverisë në shtator të të njëjtit vit.

Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku do të deklaronte se në mbledhjen e qeverisë kishte kaluar një vendim “Për rregullat për konfiskimin për interes publik për ndërtimet pa leje me qëllim fitimi” i cili , ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje ose  për ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë nga Bashkitë.

Atëherë, u tha se objektet e konfiskuara do të shkonin për strehim social apo rishitje zhvilluesit, pasi ai të përfundonte legalizimin, por jo nxjerrjen në ankand.

Tags: Kadastra

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Next Post
Rekord kombëtar në 5 km rrugë,  atletja shqiptare Luiza Gega shkëlqen në Francë

Rekord kombëtar në 5 km rrugë,  atletja shqiptare Luiza Gega shkëlqen në Francë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.