Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Në listën e çështjeve që do të shqyrtohen vihet re se Partia Demokratike është lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar, grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton vetëm listat e dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate.
RENDI I DITËS:
Çështje për shqyrtim rishtas:
Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia e Lirisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Librazhd, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Lushnjë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Roskovec, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Tiranë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Kulturës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Prefektit të Qarkut Korçë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Drejtësisë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Berat, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashksë Cërrik, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Dimal, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Durrës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Elbasan, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Vijimi i hetimit administrativ për shkelje të konstatuara për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, qendrore dhe vendore si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për periudhën 24 janar – 2 shkurt 2023.
Çështje të mbartura:
Projektvendim “Për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023″.