Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT, 3 herë më shumë se mesatarja ndërkombëtare
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Ekonomi

Koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT, 3 herë më shumë se mesatarja ndërkombëtare

Tirana Press
Last updated: 25/01/2024 08:54
Tirana Press
Share
SHARE

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin për shërbimin spitalor këtë vit.

Fondi total për spitalet publike për 2024 është 32,2 miliardë lekë, ndërsa buxheti për QSUT (Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”) është 7.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare, në buxhetin e QSUT për këtë vit do të shpenzohen për koncesionin e laboratorit 820 milionë lekë, ose rreth 10.4% të buxhetit vjetor të spitalit më të madh në vendin tonë.

Kosto e shërbimit të laboratorit në QSUT është më shumë se trefishi i kostos së këtij shërbimi në spitalet ndërkombëtare.

Studimi “Hospital Cost Structure and the implications on Cost Management During COVID-19” që mori informacion e kostos për 3521 spitale private tregoi së shërbimi i laboratorit zinte 3.8% të kostos së përgjithshme.

“Zëri i vetëm më i madh janë kostot administrative dhe të përgjithshme (21.4% e të gjitha kostove operative).  Kostot e tetë shërbimeve të kujdesit ndaj pacientëve, salla e operacionit (8.4%), laboratori (3.8%), radiologjia diagnostike (2.7%), kujdesi i përgjithshëm rutinë në spital (9.1%), njësia e kujdesit intensiv (2.2%), klinika ambulatore (4.2 %), dhoma e urgjencës (3.9%) “, thuhet në studim.

Siç shihet nga krahasimi i të dhënave koncesionet e kanë deformuar dukshëm strukturën e kostos në spitalet tona por sidomos në QSUT.  Pesha e shpenzimit të shërbimi i laboratorit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” është 3,2 herë më i lartë se mesatarja ndërkombëtare.

Struktura e kostos përkeqësohet edhe me tepër, nëse studiohet koncesioni i sterilizimit. Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare as studim për ndarjen e kostove gjatë një operacioni, por për shumicën e rasteve pastrimi dhe sterilizimi i sallës kushton më shumë se puna e kirurgut në sistemin publik.

Hierarkia e kostove në spitalet publike të vendit është dëmtuar rëndë nga koncesionet PPP, të cilat tashmë janë nën hetim dhe ka edhe të arrestuar për shkak të abuzimeve të gjetura.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare në vendimin e qeverisë QSUT dhe Spitali rajonal i Fierit përballen me kosto të larta të shërbimit të laboratorit në raport më buxhetin e përgjithshëm që kanë këtë vit.

Për më tepër vlera e kontratës se PPP të laboratorit po rritet vit pa viti për shkak të parashikimeve të dobëta. Mungesa e pagesave për koncensionin shoqërohet me kufizimin e shërbimit të laboratorit.

Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Por pagesat për këtë koncesion janë rritur vit pas viti. Nga 1.1 miliardë lekë që u paguan nga buxheti në 2021, shuma u rrit në 1.85 miliardë lekë në 2024./ MONITOR

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:BuxhetiKoncesioni i laboratorëve
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article BE: Rruga evropiane e Kosovës varet nga dialogu me Serbinë
Next Article Tabaku për ligjin e Investimeve Strategjike: Cënon rëndë marrëveshjen e stabilizim asociimit

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Situata e Bankës Kombëtare të Zvicrës në kolaps me Credit Suisse

Banka Kombëtare e Zvicrës do të mbajë ditën e sotme në Bernë mbledhjen e saj të përgjithshme vjetore kundër një…

1 Min Read
EkonomiSociale

Shëndetësia falas? Banka Botërore: Shqiptarët shpenzojnë 700 – 750 mln $ në vit nga xhepi

Si një vend në zhvillim, Shqipëria ka shpenzime të ulëta për frymë për shërbimet shëndetësore, përfshi edhe medikamentet, por pagesat…

7 Min Read
Ekonomi

Bum turistësh, mbi 7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022

Shqipërinë e vizituan vitin e shkuar më shumë se 7.5 milionë turistë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se…

2 Min Read
Ekonomi

Në prag të sezonit turistik, bizneseve të Durrësit u shtrenjtohet uji me 7.7%, të Kavajës me 49%

Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi tarifat për…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?