Ditën e djeshme mes simfonisë së valëve të detit dhe perëndimit të diellit në jugun e shqipërisë, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan historinë e dashurisë së tyre.
Të ftuarit Vip ishin kryeqendra e kronikës rozë, ku ata më të përfolurit ishin çifti Kiara dhe Luiz Ejlli.
Këngëtari preferoi të vishej me ngjyra të hapura, duke u përshtatur edhe me ambientin ku po zhvillohej dasma, bregdet.
Kurse moderatorja e famshme ishte kombinuar me partnerin e saj, dhe ka veshur një fustan ngjyrë portokalli.
E gjithë vëmëndja e adhuruesve ishte tek çifti më i përfolur, dhe pse është aluduar për krisje të raportit mes tyre.