Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka gjobitur me një shumë prej 100 mijë lekësh kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli pasi ka përdorur burime publike për fushatë elektorale.
KAS po ashtu ka gjobitur dhe zyrtarë të lartë të disa ministrive me nga 2500 lekë gjobë për shkak se kanë përdorur faqet zyrtare të Facebook për fushatë elektorale.
E për më tepër KAS ka miratuar kërkesën e Celibashit për gjobë për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash, të cilët kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive. Këta janë gjobitur me nga 3000 lekë.
Ja cilët janë zyrtarët e gjobitur:
Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës
Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë
Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).