Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryeninin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis, që ndodhej tek Astiri.
VoxNews ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës, pas zbardhjes së skandalit në spitalin Onkologjik, ku mjekët orientonin pacientët me tumor tek spitali privat si dhe skemën e kontrabandimit të ilaçeve.
Në bisedat e zbardhura nga Prokuroria janë komunikimet në Whatsapp mes dy mjekëve të cilët diskutojnë për pacientët, por edhe për paratë që fitojnë nga operacionet dhe planet për pushime jashtë vendit me paratë e siguruara.
Përgjimet:
Mjeku X: Ami je te klinika ti, ka
Dr. Ami Rea i përgjigjet me mesazh zanor
Mjeku X: Ok ai shoku im ka mar cd ka ardh tek klinika. Me fol Me Gashin. Me e cu ne turqi. I kan bo ct dje dhe sot. Kan thirr neurokirurgun me e….
Dr. Ami Rea: Por un ia thash qe dje qe duhet te bejme nje ct re ri. Por sa ta lejoje situata, sepse nuk levizet dot kollaj si paciente me kupton
Mjeku X; Normal qe nuk lëviz.
Dr. Ami Rea: Mund ta sqarosh dhe
Mjeku X: E kam sqaru. Po ndryshe kur flet me ty nga afer, Se ate dit kane qene te hutuar
Dr. Ai Rea: Ok! Ngaqe un nuk jam gjithe kohen aty, dhe cdo dite ndërrohen mjeket
Mjeku X: Kape shteengoje mondin nxirri leket thuaj! nanahahahahaha
Dr. Ami Rea: Me majen e gishtit me hedh tutje ai. Si buldozer eshte! Aman mere njeher ate
Dr. Ami Rea: Ku eshte Se mbeta pz jam e vdekme. Me 2 ore gjume
Mjeku X: Sa takoj tomin. Po e sjell aty
Dr. Ami Rea: Erdhi? O shoku, ata jane ngatërruar, se nuk e kane kuptuar mire turin
Mjeku X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë
Dr. Ami Rea: Këtu një vit! Po pse jo
Mjeku X: Hë me se nuk shkon shumë , 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti. Hahahaha ca llogarie.
Dr.Ami Rea: Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?
Mjeku X: hahahaha llogarita 300 euro operacionin, jo 500
Mjeku X: Për një javë bëhesh për Maldive ti atëhere