Një 30- vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Britanike. I dyshuar në përfshirjen e një grupi shqiptar që organizonte kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone.
Efektivët e policisë kanë vijuar kontrollet e më tejshme në banesën e tij ku është gjetur një sasi parash, të cilat dyshohet të kenë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit të paligjshëm.
Oficerët britanik kanë bërë të ditur se kishin nën hetim personat më të lartë të hierarkisë të rimit të organizuar.
Raportohet se numri më I lartë I personave të organizatës jetonte jashtë Mbretërisë së Bashkuar për ushtrimin e veprimtarisë së pa ligjshme. Për këtë arsye hetimi është ndërmarrë në disa shtete të ndryshme për të përçarë grupet e organizuara për transportin e emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.