fbpx
E martë, 24 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Jorida Tabaku: Duhet të kthejmë këtë kohë të humbur në një mundësi për të ndërmarrë reforma

Tirana Press by Tirana Press
23/03/24 - 11:08
in Politikë
A A
Tabaku për ligjin e Investimeve Strategjike: Cënon rëndë marrëveshjen e stabilizim asociimit
13
VIEWS

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se në këto 11 vite, procesi i integrimit

është trajtuar si elitar, politik duke dështuar të vendosë në qendër qytetarët që po largohen ndërkohë që s’e shohin Europën e premtuar këtu.

Sipas saj, duhet të kthejmë këtë kohë të humbur në një mundësi për të ndërmarrë reforma.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Ajo shtoi se mungesa e meritokracisë është kthyer në një sistem prej mungesës së tregut të lirë dhe konkurrencës që ka mbyllur bizneset dhe këto kanë qenë shkaqet që kanë çuar shqiptarët në emigrim.

Reagimi i Tabakut:

 Asgjë e re nga fronti integrimit!

Në 21/22 Mars, Këshilli Europian mori vendimin për hapjen e negociatave me Bosnje Hercegovinën por fatkeqësisht nuk ishte në rend dite Shqipëria dhe vendimi për hapjen e kapitujve. Një mundësi e humbur prej 11 vitesh tashmë, ku integrimi përdoret si një refren bosh por pakkogjë është arritur. Në këto 11 vite të gjata pritje ky proces është trajtuar si elitar, politik duke dështuar të vendosë në qendër qytetarët që po largohen ndërkohë që s’e shohin Europën e premtuar këtu.

Në vend që të ankohemi, sikundër kemi bërë për 11 vite me radhë, ku gishtin e fajit e kemi drejtuar nga BE. Duhet të kthejmë këtë kohë të humbur në një mundësi për të ndërmarrë reforma që integrimin ta shndërrojmë në një proces jo për të shpërndarë medalje pa vlerë por në procesin që ndihmon shqiptarët.

Mungesa e meritokracisë është kthyer në një sistem prej mungesës së tregut të lirë dhe konkurrencës që ka mbyllur bizneset dhe këto kanë qenë shkaqet që kanë çuar shqiptarët në emigrim. Askush nuk beson se premtimet në letër të realizohen. Pasi shohin korrupsionin të kthyer në sistem.

Nuk mund të kemi një betejë anti-korrupsion pa pasur në qendër të saj një paketë reale të diskutuar mbi interesat e vogla partiake. Reforma në ekonomi për të garantuar një treg të lirë dhe konkurrues. Sikundër dhe zhbërjen e monopoleve që kanë shkatërruar aftësinë inovuese dhe prodhuese duke i veshur kosto shtesë dhe të pandershme qytetarëve. Rikthimin e meritokracisë përballë një kleptokracie që ka mbytur aftësitë zhvilluese të vendit.

Koha që integrimi të jetë platforma ndryshuese për vendin!

Tags: integrimiJorida Tabakureforma

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Kreu i KLP, Alfred Balla: Roli i drejtësisë është që njerëzit të kenë frikë të kryejnë vepra penale

Kreu i KLP, Alfred Balla: Roli i drejtësisë është që njerëzit të kenë frikë të kryejnë vepra penale

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.