fbpx
E premte, 20 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Ja ushqimet që duhet të konsumoni gjatë Iftarit

Tirana Press by Tirana Press
11/04/23 - 03:48
in Shije
A A
Ja ushqimet që duhet të konsumoni gjatë Iftarit
6
VIEWS

Në iftar prisheni agjërimin me ujë dhe më pas me një supë të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë, ëmbëlsirën dhe frutat le të përpiqemi t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh.

Po çfarë është në vetvete agjërimi?

Agjërimi është një adhurim që synon ekuilibrin e shpirtit dhe reformimin e tij dhe i shton forcën e durimit. Nëpërmjet kësaj metode pastrimi, agjërimi e sjell njeriun më afër Zotit, si dhe më afër nevojave të krijesave të Tij.

Lexo mëShumë

Një gotë verë nuk bën dëm? Ekspertët ndryshojnë rekomandimet e tyre: Edhe sasitë e vogla…

Coca-Cola dhe Oreo po bashkohen për t’ju sjellë bashkëpunimin që nuk e kishit menduar kurrë se ju nevojitet

Në arabisht agjërimit i thonë “saum”, që do të thotë “frenim” ose “heqje dorë nga diçka e caktuar”. Në terminoligjinë islame, fjala “saum” nënkupton të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija dhe nga marrëdhëniet bashkëshortore prej sabahut (agimit të vërtetë) deri në perëndimin e diellit, me qëllim adhurimi ndaj Zotit të Madhërishëm.

Për të plotësuar nevojën e trupit për proteinë, në iftar konsumoni mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqërojini me një sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë do të parandaloni problemet e tretjes, do të ekuilibroni sheqerin në gjak. Mos harroni kosi dhe dhalla janë nga  produktet e pazëvendësueshme.

Është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.

Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimi i 2-2,5 litra ujë  nuk duhet të bëhet vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysëm ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Ndërsa në syfyr mund të pini çajra bimorë. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull.

Le të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të konsumojmë ëmbëlsira të lehta me qumësht ose fruta.

Të qëndrojmë larg ushqimeve të skuqura dhe të konsumojmë ushqime me pak kripë.

Tregoni kujdes të konsumoni sallatë dhe zarzavate në syfyr dhe iftar. Në mes të dy vakteve konsumoni kos me fruta. Konsumoni bukë gruri ose me drithëra dhe përpiquni të ecni një orë pas iftarit.

“Kur të vendosni se çfarë të hani për Ramazan, mbani mend që Iftari dhe Syfyri do t’ju ndihmojnë gjatë agjërimit në ditën e ardhshme, prandaj është shumë i rëndësishëm konsumimi i ushqimit të duhur”.

Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera të bylmetit. Gjithashtu, për t’i mbajtur shujtat e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit.

Tags: IftarMuaji i Ramazanit

Artikuj të Ndërlidhur

Një gotë verë nuk bën dëm? Ekspertët ndryshojnë rekomandimet e tyre: Edhe sasitë e vogla…
Shije

Një gotë verë nuk bën dëm? Ekspertët ndryshojnë rekomandimet e tyre: Edhe sasitë e vogla…

18/08/24 - 09:32
6
Coca-Cola dhe Oreo po bashkohen për t’ju sjellë bashkëpunimin që nuk e kishit menduar kurrë se ju nevojitet
Shije

Coca-Cola dhe Oreo po bashkohen për t’ju sjellë bashkëpunimin që nuk e kishit menduar kurrë se ju nevojitet

15/08/24 - 05:36
18
Vetitë ushqyese të kërminjëve në gatim e kozmetikë
Shije

Vetitë ushqyese të kërminjëve në gatim e kozmetikë

08/06/23 - 03:03
8
Çfarë është ‘MSG’, dhe pse racizmi mbajti një erzë të tillë jashtë menuve të restoranteve?
Shije

Çfarë është ‘MSG’, dhe pse racizmi mbajti një erzë të tillë jashtë menuve të restoranteve?

10/05/23 - 02:17
55
Next Post
11-Prilli dita më me fat e vitit? Ja çfarë duhet të dini rreth saj

11-Prilli dita më me fat e vitit? Ja çfarë duhet të dini rreth saj

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.