Konstruktimit të Piramidës së Tiranës me sa duket po i vjen fundi. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri i vendit Edi Rama ka publiuar pamje të reja nga sallat e qendrës më të madhe dixhitale në Ballkan.
Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe në funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale, apo të hapësirave të tjera rinore.
Piramida e Tiranës do të funksionojë për trajnime, do të ketë bibliotekë, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit.
Programet që do të ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, dhe design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.
Ndiqni pamjet