Do të mbahet ditën e nesërme në Gjakovë një mbledhje e dy qeverive, mes asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në një situatë tepër të tensionuar mes dy vendeve ku vijojnë replikat në distancë për draftin më të fundit që kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar ambasadorëve për asociacionin për komunat me shumicë serbe në Kosovë, të mërkurën është parashikuar mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Gjakovë ku është zbardhur edhe axhenda.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, në fund të takimeve, është planifikuar edhe konferencë e përbashkët për shtyp mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës
Por cilat janë 14 marrëveshjet që do të nënshkruhen para së të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp?
Marrëveshjet nisin që nga lufta kundër terrorizmit, bashkëpunimi në fushën e sigurisë e deri ato në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy qeverive:
1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
2-Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
3-Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore.
4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
5-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
9-Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve
11-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit
12-Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT
13-Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”
14-Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.