Kapiteni i rangut të parë dhe ish-numri dy i Forcës Detare, Artur Meçollari ka hedhur akuza të rënda ditën e djeshme drejt presidentit Bajram Begaj. Sipas tij, ai ndodhet në hall të madh dhe po kalon një situatë shumë të vështirë nga SPAK. Meçollari thotë se Begaj po kërkon të shpëtojë bashkëpunëtorët e tij nga hetimet e aferave me pronat e ushtrisë.
“Ka shtatë muaj që nuk firmosen gradat e gjeneralëve Presidenti akoma mendon se mund ti bëjë karshillëk SPAK-ut me gradimet e gjeneralëve të rinj. Prej më shume se shtatë muajsh Komisioni i Veçantë i Karrierës ka klasifikuar rreth 10 kolonel për të marre gradën e gjeneral brigade dhe dy gjeneral brigade për gjeneral major. Limiti i kuotave për vitin 2023 është katër general brigade dhe një general major. Numri i përgjithshëm i gjeneralëve shkon në 14, kur organika parashikon 11. Pra, gjeneralët do të jenë me kompletim 140% në një FA me kompletim më pak se 70%. Niveli i rekrutimeve nuk i kalon 25%. Ushtri me gjeneralë dhe pa ushtarë. Pse kaq shume gjeneralë?”, shkruan Meçollari.