fbpx
E premte, 20 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Indeksi i Biznesit, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm në tre vitet e fundit

Tirana Press by Tirana Press
10/08/24 - 04:40
in Biznes
A A
Indeksi i Biznesit, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm në tre vitet e fundit
3
VIEWS

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi Anketën e Indeksit të Biznesit ku marrëdhëniet me Administratën Doganore janë në nivelet më të larta krahasuar me institucionet e tjera.

Sipas sondazhit me anëtarët e AmCham, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme tre vitet e fundit, duke arritur në vitin 2023 nivelin më të lartë, rreth 64.4%, ndërkohë që indeksi mesatar shënoi rreth 47.6 për qind.

Në fjalën e tij Presidenti i AmCham, Grant Van Cleve, e vlerësoi si shumë pozitiv bashkëpunimin me Administratën Doganore në funksion të përmirësimit të klimës për biznes në Shqipëri.

Lexo mëShumë

Bankers Petroleum, kinezët humbin gjyqin në Arbitrazh me Albpetrol: Duhet ti paguajnë kompanisë 236 milionë dollarë

Vijnë si turistë, por punojnë online nga Shqipëria, ja ç’është viza D

Për vitin e fundit është rritur me 6.6 për qind numri i bizneseve që vlerësojnë të favorshme marrëdhëniet me administratën doganore!

Indeksi arriti në 47.57, nga 100, duke u rritur me +4.16 pikë në raport me vitin e mëparshëm. Pavarësisht përmirësimit, indeksi vijon të mbetet ende poshtë kufirit 50.

Pesë shqetësimet kryesore të raportuara nga të anketuarit për vitin 2023 mbetën: Gjetja e stafit të kualifikuar vendas, monopoli dhe konkurrenca e pandershme, ekonomia joformale, burokracia e qeverisë dhe niveli i përgjithshëm i taksave.

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë në vitin 2023, gjetja e stafit të kualifikuar vendas raportohet ende si e vështirë ose shumë e vështirë nga 74.1% e kompanive që u përgjigjën. Ky tregues mori 25.95 pikë, nga 100, pothuajse sa gjysma e mesatares së indeksit total.

Një perceptim i ngjashëm pozitiv është raportuar edhe në vitin 2023 për marrëdhëniet me administratën publike, ku treguesi më pozitiv është ende raporti me Autoritetet Doganore, me 64.4 pikë, me një përmirësim prej 1.51 pikë.

Marrëdhëniet me Autoritetet doganore janë elementi i katërt më pozitiv, pas Energjisë e Sigurisë. Marrëdhëniet me autoritetet e taksave janë përkeqësuar lejtë me -0.31 pikë, por sërish mbeten në një nivel të lartë prej 60.85 pikësh, duke u renditur menjëherë pas Doganave.

Për vitin 2024, anëtarët e Odës Amerikane parashikojnë një tendencë pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare, investimet dhe klimën e biznesit.

Anketa e Indeksit të Biznesit të AmCham 2023 u krye në internet nga 24 shkurt deri më 18 mars 2024. Numri i përgjithshëm i të anketuarve që kanë marrë pjesë në anketë është 161 nga të cilët 156 e kishin përfunduar plotësisht anketën duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

Sondazhi iu drejtua ekskluzivisht anëtarëve të Dhomës Amerikane dhe kërkoi opinionin e tyre në lidhje me mjedisin e biznesit në Shqipëri gjatë vitit të kaluar (2023) dhe vlerësimin e tyre për vitin aktual (2024). Monitor

Artikuj të Ndërlidhur

Bankers Petroleum, kinezët humbin gjyqin në Arbitrazh me Albpetrol: Duhet ti paguajnë kompanisë 236 milionë dollarë
Biznes

Bankers Petroleum, kinezët humbin gjyqin në Arbitrazh me Albpetrol: Duhet ti paguajnë kompanisë 236 milionë dollarë

28/06/24 - 07:02
7
Vijnë si turistë, por punojnë online nga Shqipëria, ja ç’është viza D
Biznes

Vijnë si turistë, por punojnë online nga Shqipëria, ja ç’është viza D

06/04/24 - 07:37
6
Del lista e “Forbes”: Këta janë sot njerëzit më të pasur të Botës
Bota

Del lista e “Forbes”: Këta janë sot njerëzit më të pasur të Botës

03/04/24 - 11:19
46
Universal Music Group lë në ‘mute’ TikTok
Teknologji

Universal Music Group lë në ‘mute’ TikTok

03/02/24 - 11:45
6
Next Post
Denaj, takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore

Denaj, takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.