fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

‘Ik si Ahmetaj se i ke punët pisk’/ Meta akuzon Dumanin: Më solli mesazhe me patronazhistë

Tirana Press by Tirana Press
17/04/24 - 07:48
in Politikë
A A
‘Ik si Ahmetaj se i ke punët pisk’/ Meta akuzon Dumanin: Më solli mesazhe me patronazhistë
4
VIEWS

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka vazhduar akuzat e tij në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit, për të cilin thotë se është kushëriri i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, por më me pak dinjitet si ai. Sipas Metës, Dumani i ka dërguar patronazhistë që të largohej nga vendi, njësoj siç bëri Arben Ahmetaj, për shkak se ‘i kishte punët pisk’.

“Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit, ti marrë të gjithë pentitot dhe amerikanët që thotë se e mbështesin dhe do e ketë Ilir Metën këtu. Ky as në nivelin e Nuredin Dumanit nuk është.

Nuk kam bërë asnjë kërcënim, unë nuk jam nga ata që kërcënoj, jam këtu për të mbrojtur pluralizmin politik, që është gjymtuar nga kapja e drejtësisë. Unë kam qenë i vetëm me një parlament të kapur, me një opozitë të shitur, dhe Venecia ma ka dhënë gjithnjë të drejtë në betejat e mia. Të përdoret një institucion si prokuroria speciale, për të marrë peng partinë demokratike, dhe ajo që ka ndodhur me zotin Berisha, është një përpjekje e tillë, këto jo vetëm janë të papranueshme por nuk do të ndodhin kurrë. Mos të thojë që do dhe 9 vite të tjera, çfarë ndrite ti këto 3 vite, ti arreston drejtorat që të mbrosh ministrat, ti arreston zv.kryeministrin për të mbrojtur Edi Ramën.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë, kudo ku jeni, në politikë edhe në SPAK. Të më dërgojë patronazhistë e të më thotë ik se i ke punët keq, si Arben Ahmetaj…  Ai të ketë kujdes se do të ikë se ku do të shkojë nëse vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze, nëse vazhdon me këtë mendësi policeske, se Gjykata vendos afërmendsh atë që kërkon prokuroria. Di Pietro përfundoi në hajdut tenderash në Itali, nëse SPAK është shpresë kaq e madhe, të shndërrohet në parti politike le të dalë dhe të përballet, dhe jo të çojë lajme me gazetarët që dalin te dosja Metamorfoza, dhe numërojnë eurot që i ka dhënë grupi Bajrave. I mora thotë ajo. Laraskat mund ti kapin por Partia e Lirisë ka 300 mijë Vojo Kusha, këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën”

Tags: akuzaDumaniIlir Meta

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
KLP reagon për sulmin e Metës ndaj kreut të SPAK: Dënojmë çdo veprim fyes dhe intimidues ndaj prokurorëve

KLP reagon për sulmin e Metës ndaj kreut të SPAK: Dënojmë çdo veprim fyes dhe intimidues ndaj prokurorëve

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.