Kandidati i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka folur në një intervistë për zgjedhjet në Himarë dhe akuzat e ngritura ndaj tij se ka transferuar familjen nga Dropulli në Himarë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tavo e pranoi transferimin e tyre por sipas tij jo për të votuar por me pretendimin për të ruajtur votën. Lidhur me deklaratën e tij për mbrojtjen e votës ka reaguar edhe Komuniteti i Minoritetit grek në Himarë, OMONIA, të cilën e cilësuan si ulëritëse.
Më tej në reagim thuhet se Tavo nuk ka vota në Himarë dhe nuk duhet të përfshijë familjen në një proces demokratik si hedhja e votës. Po ashtu OMONIA i drejton SPAK pyetjen: A i degjon deklaratat skandaloze të kandidatit Tavo?
POSTIMI I PLOTË:
Çudi ulëritëse është deklarimi i Vangjel Tavos se ka sjellë votues nga Jorgucati për të mbrojtur votën?! Uau! E pabesueshme me ç’nivel demokratik përfaqësohen socialistët në Himarë!
Po pse more zotëri, zgjedhjet po bëhen në oborrin e shtëpisë tënde, apo në pronat e gjyshit që ke mobimilizuar familjen me çifte dore?! Ç’hyn familja në mbrotjen e votës morë faqezi?!
A di ti që vota është akt demokracie dhe organizohet e mbrohet nga ligji i shtetit dhe jo nga ligjet e fisit tënd?! Ç’farë cilësie ligjore të posaçme gëzon familja jote që mbroka votën?! Si ka mundësi që e trajton familjen si policë privatë votash?! Dhe më e rëndësishmja, nga kush e ruan votën ti zoti Tavo?!
Nga ato që ke joshur me tapi elektorale, apo nga ato që i mashtron me vende pune e me check të bardhë?! Zoti Tavo, lutem të të ruajë zoti më mirë, se politikisht demokratikisht e mendërisht ke humbur busullën. E kur humb busullën, këtej nga deti nuk është lajm i mirë.
Mbaroni këto pushime në bregun e Himarës dhe vijoni të qetë familjarisht jetën tuaj me vëllezërit tanë në Jorgucat e Dropull se Himara Europiane ka rregulla të tjera bashkëjetese dhe burrnie.
Ti nuk ke vota këtu, ndaj nuk ke çtë mbrosh. Lëre familjen të qetë. Leri familjarët e tu të punojnë se ata nuk janë si ti parazit elektoral që bredh sa tek njëra parti e sa te tjetra. Ata janë punëtorë dhe kanë ndërtuar gjithçka me punën e tyre. Ti vetëm kosto u ke çuar gjithë jetën.
Ne kemi respekt për punëtorët e familjes tënde, por jo për një parazit politik si ty. Turp të kesh për ato fjalë që thua për Himarën demokratike. Dhe per mbyllje nje pyetje kam per SPAK a i degjon deklaratat skandaloze te kandidatit Tavo???