Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit, SPAK përmes aplikacioneve të komunikimit zbuloi Klodian Kapedanin.
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e Klodian Kapedanit në Kavajë, i akuzuar për shit-blerje votash. Mësohet se SPAK i vendosi prangat Kapedanit, pasi ka përgjuar telefonatat e tij. Për atë nuk ka pasur asnjë kallëzim as nga qytetarët apo ndonjë objekt politik.
Sipas burimeve Kapedani ka komunikuar për blerje votash me persona që po përgjohen nga SPAK për llogari të tjera kriminale. Bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të mesazheve online. Sipas atyre që thuhet në biseda nuk ka pasur emra konkretë apo një shumë të caktuar për blerje votash, por lihej vetëm një takim fizik.